Site icon Telegrafi

E rrahin dhe e kërcënojnë edhe në stacion policor

Policia ka arrestuar tre persona, ndërsa dy prej tyre cilët pas një mosmarrëveshje e kanë rrahur një person.

Ndërsa i dyshuari i tretë derisa ka qenë në stacion policor e kishte kanosur viktimën e njëjtë.

Sipas Policisë në ngjarjen që ka ndodhur në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marr tretman mjekësor.

Dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i tretë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Foto: Arkiv/Ilustrim

Exit mobile version