Telegrafi

E rrah me shufër metalike një person në Deçan, e bëri për spital

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi e ka sulmuar me shufër metalike një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:44, në Deçan.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar me shufër metalike viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/