Ish bashkëshorti më 29.12.2024 ka shkuar tek objekti banesor ku jeton ish gruaja e tij dhe e ka sulmuar fizikisht.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00 në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Më 29.12.2024 raportohet se ish bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar në datën e lartcekur ka shkuar tek objekti banesor ku jeton viktima femër dhe e ka sulmuar fizikisht.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/