Telegrafi

“E respektuam më shumë se që duhet Prishtinën” – trajneri i Drenicës i pakënaqur pas disfatës që pësuan në shtëpi

Trajneri Sami Sermaxhaj

Drenica u mposht në shtëpi nga Prishtina me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj u mbajt mjaftë mirë në pjesën më të madhe të takimit, duke pësuar golin e disfatës në minutat e fundit të takimit.

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj tha pas ndeshjes se ata kanë respektuar më shumë se sa duhet Prishtinën.

Lexo po ashtu Ramadani uron lojtarët e Prishtinës për fitoren e rëndësishme ndaj Drenicës

“Kemi mundur që të luajmë më mirë sot, por kemi shumë mungesa në skuadër”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Nuk do të thotë që është një justifikim sepse lojtarët tjerë e kanë për detyrë se kur të jenë brenda fushës të japin pak më shumë se sa sot”.

“E respektuam më shumë se që duhet Prishtinën, dhe ajo që na mungonte më së shumti ishte se nuk kishim lojtarë në vijën e sulmit që të dilte ekipi përpara”.

“Është një humbje që dhemb shumë, do t’i gjejmë forcat për t’u përgatitur dhe të rikthehemi”, ka shtuar Sermaxhaj.

Pas javës së 28-të, Prishtina gjendet në vendin e tretë me 57 pikë, një më pak se Ballkani në të dytin dhe katër më pak se lideri Drita, derisa Drenica është në pozitën e tetë me 30 sosh. /Telegrafi/