Një ngjarje shumë e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku shtetasi E.Sh., babai i 4 fëmijëve, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, prej moshës 12-16 vjeçare.
Vetëm ditët e fundit e mitura ka denoncuar rastin flagrant, nën prani të prindërve dhe psikologëve duke treguar gjithçka ka ndodhur me të për 4 vite.
Policia është vënë në kërkim të 43-vjeçarit , i cili është arratisur.
Familjarët e tij mohojnë ngjarjen, ndërkohë që nga ana tjetër të afërmit e të miturës kërkojnë drejtësi. /Telegrafi/