Site icon Telegrafi

E reja nga Vitia humbi jetën në aksident trafiku, kryetari i komunës ngushëllon familjen

Një grua e re nga fshati Gërmovë e Vitisë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku trafiku, i cili ka ndodhur të mërkurën mbrëma.

Komuna e Vitisë ka njoftuar se bëhet fjalë për Jehona Sylejmanin.

Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i ka shprehur ngushëllime familjes Sylejmani dhe të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerën.

Lexo po ashtu Aksident mes një autobusi dhe një veture në Viti, vdes një grua

“Me dhembje të thellë pranuam lajmin për humbjen tragjike të Jehona Sylejmanit nga fshati Gërmovë e Vitisë. Në këto çaste të vështira, të pikëllimit ne ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën atë dhe bashkëndjejmë me ju në këto çaste të pikëllimit. Ngushëllime!”, ka thënë ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte duke u përplasur me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:28 në fshatin Gërmovë të Vitisë.

Po ashtu thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version