Telegrafi

“E refuzoj teorinë tuaj”- Tarantino refuzon të flasë lidhur me kritikat për mungesë hapësire për aktoret

Quentin Tarantino (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Në një konferencë shtypi në Kanë, Quentin Tarantino i është përgjigjur ashpër pyetjeve rreth portretizimit të femrave në filmat e tij.

Regjisori i filmit “Once Upon a Time in Hollywood”, premiera e të cilit ishte të martën në Festivalin e Filmit në Kanë, nuk ishte në disponim për të diskutuar tema të vështira dhe në pyetjen e një gazetari përse Margot Robbiet kishte aq pak hapësirë në film, Tarantino thjesht iu përgjigj: “E refuzoj teorinë tuaj”.

Kur u pyet nga një tjetër gazetar nëse kishte ndonjë hezitim për të përshkruar figura tragjike të jetës reale si Tate në filmin e tij, Tarantino u përgjigj me një fjalë të vetme: “Jo”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Quentin Tarantino

Ai gjithashtu refuzoi të fliste për çështjen e dhunës kundër grave në film, duke sugjeruar se për ta bërë këtë do ta prishin atë për shikuesit. “Nuk mund ta adresoj këtë”.

Ndryshe nga Tarantino, Robbie ishte më e afërt në shpjegimin se përse ajo kishte aq pak rreshta në film. “Unë mendoj se momentet në ekran tregojnë ato anë të mrekullueshme të (Sharon Tate) mund të bëhen në mënyrë adekuate pa folur”, ka thënë ajo.

“Quentin më tha se ajo është rrahja e zemrës së tregimit. E pashë si një rreze drite”, shton më tej Robbie. /Telegrafi/