Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, vazhdon të jetë aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore.
Ajo është mjaft e pëlqyer për zhanrin në të cilin punon, ndërsa numëron edhe bashkëpunime të shumta me emra të njohur ndërkombëtarë.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka publikuar prapaskenat e klipit “Body On Me”.
Kjo është është realizuar një vit më parë, e që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Chris Brown.
“Urime përvjetorin e “Body On Me”. Shumë kujtime nga kjo këngë, e kujtoj xhirimet në orët e hershme në Los Angeles dhe praktikimin e vallëzimit, ndërsa isha e lodhur gjatë xhirimeve në pesë të mëngjesit”.
“Por, Chris Brown ishte i durueshëm dhe më mësoi vazhdimisht lëvizjet, derisa i mësova të gjitha”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.
Theksojmë se projekti i veçantë nga dyshja ishte realizuar katër vite më parë, ndërsa u pëlqye në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/