Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e ndjekur nga miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa ka premtuar se këtë vit do të publikojë të plotë albumin e saj “Future Nostalgia”.
Ndërkohë, Dua kujdeset që në çdo paraqitje të saj të duket bukur dhe me stil para fansave.
Njëlloj ka vepruar edhe në imazhet e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Dua është shfaqur shumë tërheqëse e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë rozë, me dizajn dredhëzash.
“Vajza e dredhëzave”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografisë, frymëzuar nga ajo çfarë kishte veshur ndërsa mori pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/