Site icon Telegrafi

E quan veten fitues – Arioni vazhdon të kalojë kohë me Dianën

Arion Rexha dhe Diana Tahiri po vazhdojnë të shijojnë çdo moment me njëri-tjetrin.

Ka qenë ish-banori që duket se ndodhet akoma në Norvegji, duke kaluar një pjesë të madhe të kohës me tashmë të dashurën.

Këngëtari ka ndarë disa fotografi të tjera në rrjete sociale, çaste nga ditët e kaluara bashkë.

“Fituesi”, ka shkruar ai.

E ky përshkrim mbase tregon se ka fituar më shumë nga e gjithë kjo, pas daljes nga Big Brother.

Lexo po ashtu Çifti i BBVK publikojnë fotografi së bashku, Diana i hipën mbi supe Arionit

Ai u largua disa javë më parë nga ky format dhe nuk u paraqit më për asnjë moment.

Duket se ka një hatërmbetje të Arionit me produksionin, edhe pse akoma nuk dihet asgjë. /Telegrafi/

Exit mobile version