Burim Vatovci ka pasur sot një fjalosje me influenceren, Ana Ejupin, të cilën e quajti shfrytëzuese.
E indinjuar nga kjo akuzë, Ana i kërkoi atij një sqarim.
“Pse po më thua shfrytëzuese. Ngom çka po t’thom, mos se nuk të foli më. Je ka m’ngjet fjalë që nuk janë të vërteta”, i tha ajo Burimit, akuzat të cilat gjithashtu ia mohoi.
“Unë e di se po më shfrytëzon edhe kaq”, ia ktheu ai influenceres.
Pas kësaj, Ana nuk qëndroi indiferente, pas secilës i kërkoi të mos i fliste më.
“Okay pra, mbasi po më thu qeshtu, ti me mu mos fol kurrë më”, i tha ajo mes tjerash. /Telegrafi/