Site icon Telegrafi

E quajti mbretëreshë pas performancës në “Sunny Hill Festival”, Miley Cyrus i kundërpërgjigjet Dua Lipës

“Sunny Hill Festival” do të vazhdojë edhe sonte me natën e dytë, ku do të performojnë një numër i madh i artistëve.

Por, gjatë mbrëmjes së kaluar skenën e ka elektrizuar këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, e cila po vazhdon t’i bëjë reklamë të mirë Kosovës.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të koleges, Dua Lipa.

Artistja i është kundërpërgjigjet këngëtares sonë teksa e ka quajtur mbretëreshë duke e cilësuar Lipën me të njëjtin epitet.

“Dy mbretëresha janë gjithmonë më të mira se sa një! E dua këtë vajzë. Krenar me ty Dua Lipa! Mezi po pres që të vazhdojë të njihem me ty dhe familjen tuaj! Të dua!”, ka shkruar ndër të tjerash Cyrus në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Dua Lipa fotografohet me Miley Cyrus në prapaskenën e "Sunny Hill", ka disa fjalë për performancën e saj

Kujtojmë se Dua e kishte cilësuar si mbretëreshë Cyrusin dhe e ka përgëzuar për paraqitjen në festivalin që është organizator babai i saj, Dukagjin Lipa.

Ndryshe, Gashi do të jetë ylli kryesor i mbrëmjes së sotme gjersa gjatë ditës së nesërme do të performojë Calvin Harris. /Telegrafi/

Exit mobile version