Site icon Telegrafi

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar në “E Diell”, ku ka folur sërish për lojën në Big Brother VIP Kosova 3, por edhe për Gjestin.

Ajo i është përgjigjur të gjitha gjërave e po ashtu edhe deklaratave të këngëtarit brenda këtij formati.

Ditë më parë pas intervistës së Xhenetës në Fan Club, Gjesti e quajti atë femër të ulët.

Foto: Screenshot/YouTube

E për këtë, ish-partnerja e tij ka një përgjigje: “Me gjithë respektin, ai në këtë video e ka treguar veten që është tipik ai mashkulli që një herë vrapon shumë pas një femrës edhe qan e bën gjithçka pas saj, në momentin që ti ndahesh tregon tipik që flet për të ul”.

Lexo po ashtu Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

“Ai nuk më ka ulur mu, por vetëm veten edhe vlerat e tij. Për atë femrën e ulët ai ka qarë dhe ka vrapuar”.

Foto: Screenshot/YouTube

Mes tjerash theksoi: “Ai nëse tenton mua të më ul para një populli, mendoj që ul veten. Unë më mirë zgjedh me hesht se sa me fol ndaj tij”.

Xheneta tutje tha se po e bën këtë lojë me Eglin si një lloj hakmarrjeje ndaj saj. /Telegrafi/

Exit mobile version