Telegrafi

E pyesin se përse nuk mban koncerte, Art Abazi: Nuk po mundem të përfshij në tekstet e mia fjalën ‘Habib’ e as gjermanisht nuk di të këndoj

Art Abazi (Foto: Instagram)

Ai këtë vit ka qenë më pasiv në mbrëmje e koncerte muzikore.

Bëhet fjalë për këngëtarin Art Abazi, i cili duket të ketë një arsye përkundër se është shumë i afërt me fansat dhe publikun.

I njëjti u është përgjigjur ndjekësve në opsionin pyetje-përgjigje duke treguar edhe arsyen e vërtetë.

Art Abazi (Foto: Instagram)

“Përse nuk po mban koncerte”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës, së cilës nuk ka hezituar as t’i përgjigjet.

“Sepse nuk po mundem të përfshijë në tekstet e mia fjalën ‘Habib’ as gjermanisht nuk këndoj”, u shpreh Abazi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo siç shihet është një ‘diss’ për një pjesë të estradës që janë të përfshirë në këto terme.


Sidoqoftë, Arti admirohet për vokalin e veçantë dhe këngët frymëzuese që sjell. /Telegrafi/