Ai këtë vit ka qenë më pasiv në mbrëmje e koncerte muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtarin Art Abazi, i cili duket të ketë një arsye përkundër se është shumë i afërt me fansat dhe publikun.
I njëjti u është përgjigjur ndjekësve në opsionin pyetje-përgjigje duke treguar edhe arsyen e vërtetë.
“Përse nuk po mban koncerte”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës, së cilës nuk ka hezituar as t’i përgjigjet.
“Sepse nuk po mundem të përfshijë në tekstet e mia fjalën ‘Habib’ as gjermanisht nuk këndoj”, u shpreh Abazi.
Kjo siç shihet është një ‘diss’ për një pjesë të estradës që janë të përfshirë në këto terme.
Sidoqoftë, Arti admirohet për vokalin e veçantë dhe këngët frymëzuese që sjell. /Telegrafi/