Site icon Telegrafi

E pyesin për pasurinë e Armina Mevlanit, Sali Berisha: Ajo është blogere dhe të ardhurat i siguron nga reklamat (Foto)

(Getty Images)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Byro Politike”, bashk me gazetarin e njohru Baton Haxhiu.

Ai ka shtjelluar temat e ndryshme politike në vend, gjersa nuk ka shpëtuar pa u pyetur edhe rreth jetës private.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha (Foto: Telegrafi)

Ka qenë Batoni, ai i cili i ka bërë atij një pyetje mjaft ngacmuese që lidhet me imazhin e një femre të pasur që ka krijuar reja e tij, modelja e njohur Armina Mevlani.

“Doktori është njëri prej atyre që flet për varfërinë, si e gjykon jetën e ‘resë’ tënde dhe blogeres që e krijon imazhin se është shumë e pasur” ka qenë pyetja e drejtuar nga gazetari Haxhiu.

Lexo po ashtu Kur yjet shqiptare vishen me fustan të njëjtë (Foto)

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha është përgjigjur: “A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka. Se bën reklamë dhe siguron të ardhurat mujore nuk besoj se është ndonjë…. unë nuk mund ti them të mos ketë Instagram. Ajo reklamon kundrejt pagesës”.

Armina Mevlani shquhet si njëra ndër blogeret më të suksesshme në Shqipëri, gjersa prej vitesh është në lidhje me djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin. /Telegrafi/

Exit mobile version