Site icon Telegrafi

E pyesin nëse ka kaluar ndonjëherë në ankth apo depresion, përgjigjet Fifi: Kam takikardi, nuk përballoj dot emocione te forta as negative as pozitive

Fifi (Foto: Instagram)

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, është një bashkëbiseduese e rregullt me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo sërish u ka dhënë mundësi të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram, gjersa nuk u shpëtoi pyetjeve të tilla për ankthin e depresionin.

E pyetur se a ka kaluar ndonjë episod ankthi, 27 vjeçarja nuk ka ngurruar të zbulojë se nga kjo ka fituar takikardinë apo ndryshe (rrahja e shpejtë e zemrës).

Fifi (Foto: Instagram)

“Fifi ke kaluar ndonjëherë episode ankthi dhe depresioni”, është pyetja e saktë e ndjekëses.

Lexo po ashtu Fifi sjell të tjera poza me bikini nga pushimet

“Po kam kaluar dhe normal që ka pasoja ajo gjëja. Mua më ka lënë takikardinë por kjo është e veçanta jem dhe e kontrollojë unë atë, jo ajo mua”.

“Nuk përballoj dot emocione të forta as negative as pozitive, e prapë jam e lumtur që mund të dashuroj pa kontrollë”, ka theksuar Fifi.


Fifi momentalisht ndodhet me pushime në jug të Shqipërisë, pas një sërë koncertesh që ka mbajtur përgjatë sezonit të verës. /Telegrafi/

Exit mobile version