Telegrafi

E pyesin cili është goli më i mirë që ka shënuar, nuk e besoni zgjedhjen e Messit (Video)

Lionel Messi është një prej më të mirëve në histori.

Ai në dekadën e fundit ka shënuar shumë gola, të rëndësisë së ndryshme me ekipin e tij Barcelonën.

28 trofe dhe shumë gola të rëndësishëm, por cili është më i rëndësishmi për të mrekullueshmin e Argjentinës?

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Unë gjithmonë e konsideroj më të rëndësishëm rëndësinë e golit të shënuar, se sa bukurinë e tij, kështu që për mua goli i parë në një finale të Ligës së Kampionëve me kokë ndaj Manchester Unitedit, mbetet goli më i mirë në karrierën time”, u shpreh messi.

Pra, Messi duket se nuk është i obsesionuar me Real Madridin, ndryshe nga Ronaldo që golat më me vlerë i ka kundër Barcelonës. /Telegrafi/