Site icon Telegrafi

Skandal nga presidenti i federatës spanjolle: Ka puthur futbollisten derisa i dorëzonte medaljen e Kupës së Botës

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, vuri duart në kokën e sulmueses së kombëtares spanjolle, Jenni Hermoso dhe e puthi atë në buzë gjatë dhënies së medaljeve të arta për Kupën e Botës.

Skuadra spanjolle e futbollit për femra mposhti Anglinë me rezultat 1-0 në finalen e Kupës së Botës të dielën.

Para se të ngrinin trofeun fitues, lojtaret morën një nga një medaljet e arta. Në podium, Rubiales ishte ndër personat që uruan lojtaret me atë rast.

Lexo po ashtu Në një finale spektakolare, Spanja mposht Anglinë dhe shpallet kampione e botës në konkurrencën e femrave

Kur Hermoson mori medaljen, ai e përqafoi dhe e tërhoqi kokën e saj drejt tij me duar dhe e puthi në buzë, pas së cilës ai qeshi.

Pamjet televizive shumë shpejt u përhapën në rrjetet sociale. Hermoso, që luan për klubin meksikan Pachuca, më vonë qeshi dhe tha në dhomën e zhveshjes në një lidhje direkt në Instagram: “Eh, nuk më pëlqeu”.

“A e puthe Jordi Alba kështu kur meshkujt fituan Ligën e Kombeve?

Dikush në dhomën e zhveshjes i ka treguar një video të atij momenti, të cilës ajo i është përgjigjur: “Çfarë po bëj, më shiko mua, më shiko”.

https://twitter.com/pablom_m/status/1693321502454595764

Disa përdorues në rrjetin social X e kanë akuzuar Rubiales, i cili është president i federatës që nga viti 2018, për sjellje të papërshtatshme.

“Kështu e keni puthur (kapiten) Jordi Alba kur kombëtarja e meshkujve fitoi Ligën e Kombeve (në finalen kundër Kroacisë)”, ka shkruar një përdorues.

Lexo po ashtu "Tori Penso nuk është e aftë për të gjykuar një lojë nën 10 vjeç", gjyqtarja e finales kritikohet për vendimet në finalen Spanjë-Angli

Rubiales nuk komentoi këtë gjë. Hermoso, e cila gjatë karrierës së saj luajti për Atletico Madridin dhe Barcelonën, humbi një penallti në minutën e 70-të të ndeshjes me Anglinë, kur Spanja ishte në epërsi 1-0. /Telegrafi/

Exit mobile version