Telegrafi

E pranon agjenti i lojtarit: Florentino ishte afër Milanit në janar, por transferimi mund të bëhet në verë

Mesfushori portugez Florentino ka qenë dëshira e Milanit për afatin kalimtar të janarit.

Rossonerët patën bisedime me Benfican dhe agjentin e lojtarit, por në fund ishin dy skuadrat që nuk gjetën gjuhë të përbashkët.

Ka qenë agjenti i portugezit Bruno Carvalho Santos që ka zbuluar bisedimet me gjigantin italian për mesfushorin e talentuar.

“Ka pasur bisedime në janar, por ishte zgjedhje e Benficas që mos ta lejoj largimin e lojtarit në atë periudhë. Megjithatë kemi ruajtur kontaktet me Milanin”, thotë Santos.

Transferimi i 20-vjeçarit në Serie A mund të ndodhë në verë dhe për këtë është i sigurt agjenti i tij.

“Ne e kemi lënë të hapur mundësinë e transferimit të lojtarit në Milan, por të shohim se çfarë do të ndodhë pasi me coronavirusin askush nuk është i sigurt për asgjë”.

Problemi më i madh është tek klauzola e lojtarit e cila është 120 milionë euro, por Santos thotë se lojtari i tij mund të shkoj në huazim.

“Pandemia që ka kapluar gjithë botën do të thotë se mund të kemi shumë huazime ose shkëmbime nëpërmjet skuadrave. Sa i përket Florentinos ai është gati të luaj për Milanin, pasi po flasim për njërin nga mesfushorët të pozitës gjashtë më të mirë në botë”, përfundoi agjenti portugez. /Telegrafi/