Fustanet e tilla nuk e kanë vendin në teatër, ka shkruar një komentuese.
Ditëve të kaluara në Broduej janë kërkuar më shumë bileta për mega-mjuziklin popullor “Hamilton”, i cili është mbajtur këtë vikend në teatrin njujorkez “Ricard Rodgers”. Ishte ekzekutimi i fundit i ansamblit të aktorëve të cilin e udhëhiqte autori i mjuziklit Lin-Manuel Miranda.
Lexo më shumë: Të mëdhenjtë që kanë performuar para diktatorëve dhe kanë përfituar miliona (Foto)
Miranda zyrtarisht ia ka dhënë lamtumirën rolit i cili i ka sjellë shpërblimet Gremy dhe Toni, ndërkaq me duartrokitje nga skena e kanë shoqëruar shumë yje të mëdha të cilat kanë qenë në publik, transmeton Telegrafi.
Në mesin e tyre ishte edhe Jennifer Lopez, e cila pikërisht me Mirandën ka incizuar këngën “Love Make theWorld Go Round”, kushtuar tragjedisë në Orlando.
Lexo më shumë: Gjashtë personalitete të famshme që janë tifozë të Real Madridit (Foto)
Jennifer në teatër ka shkuar me fëmijët e vet dhe me të dashurin Kasper Smart. Këngëtarja dhe aktorja ishte e veshur me fustan mini të brendit Self Portrait, të cilin e ka kombinuar me sandale me taka të Guiseppe Zanotit.
Modeli i bukur me dantella ka zbuluar këmbët e skalitura të divës latine, ndërkaq pikërisht për këtë shkak fustanin shumica e kanë quajtur të papërshtatur. Ndërkaq fansat e Lopezit i dolën në përkrahje duke komentuar që është dukur fantastike.
“Jetojmë në shekullin e 21-të, koha është rregullat e vjetra të pakuptimta të harrohen”, ka komentuar një adhuruese e saj. /Telegrafi/
-
Lexo më shumë: Ndryshimet e bukurosheve ndër vite (Foto)