Kosova ka dhënë maksimumin që të kalojë në finalen play-offit të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja jonë edhe pse luajti mirë, ishte mjaftë e pafat, pasi u eliminua nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1.
Arbër Zeneli që luajti mjaftë mirë, në fund u zhgënjye nga epilogu finale, duke e përjetuar mjaftë rëndë eliminimin.
Ylli i Kosovës nuk arriti të bante lotët, pasi ishte në dijeni se ishin një afër më realizim të ëndrrës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.
Edhe Valon Berisha nuk e përjetoi aq mirë humbjen, duke qenë në një situatë të ngjashme me Zenelin.
Është e dhimbshme të shikosh lojtarët e Kosovës në këtë situatë, mirëpo populli i ynë është krenar me kontributin e tyre që na bënë të ëndërrojmë të pa ëndërrueshmen. /Telegrafi/