Modelja e bukur dhe atraktive është veshur me të zeza nga koka te këmbët dhe shoqërohet nga një shoqëri e papritur.
Irina Shayk është fotografuar teksa bënte aktivitetet e saja të përditshme, e veshur e gjitha në të zeza.
Një femër të cilës absolutisht gjithçka i përshtatet në mënyrë perfekte, qoftë e ngushtë apo disa përmasa më e madhe, qoftë e shkurtër apo me kopsa nga koka te këmbët…
Thjesht, një bukuroshe që me të drejtë është konsideruar si një nga femrat më të dëshirueshme dhe më të bukura në botë prej vitesh.
Modelja e famshme ka shëtitur nëpër New York me veshje të zeza të thjeshta dhe e relaksuar nga koka te këmbët, me një bluzë pa krahë të rëndomtë dhe pantallona të gjera.
Në këmbë kishte një model atletesh, ndërsa këtë pamje ‘të errët’ e plotësoi me syze dielli dhe çantën më të njohur në botë – të famshmen “Birkin” nga shtëpia e modës Hermes, në të cilën ndodhej qeni i saj. /Telegrafi/