Telegrafi

E përqafoi Messin pas ndeshjes, trajneri i Espanyolit në hall me tifozët

Trajneri i Espanyolit, Quique Sanchez Flores, pas ndeshjes e kishte përqafuar Lionel Messin.

Por ajo që nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Espanyol është se trajneri pas ndeshjes tha se ai mund të shënojë tri gola në çdo ndeshje.

“Kërkojë falje pasi asnjëherë nuk e kam pasur qëllim që t’i lëndojë fansat e Espanyolit”.

“I jam dedikuar kauzës tonë dhe unë identifikohem me këtë klub”.

Lexo po ashtu Barcelona fiton derbin e Katalunisë ndaj Espanyolit (Video)

“Të them të drejtën unë nuk e di historinë 116 vjeçare të klubit pasi jam këtu vetëm në tre muaj. Por unë dua që njerëzit të jenë të lumtur dhe për këtë më vjen keq”.

“I bëj gjëra në mënyrë spontane dhe unë përpiqem që t’i trajtojë të gjithë kundërshtarët në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Unë kam respekt të madhe për tifozët Espanyol, të cilët kanë qenë gjithmonë të shkëlqyer me mua”.

“Unë jam një 51-vjeçar dhe jam pjekur. Unë jam një njeri i thjeshtë dhe nuk më pëlqejnë polemika. Unë dua që ta rrethojnë veten me njerëz pozitiv”, ka thënë ai. /Telegrafi/