Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Po foli i fundit”.
Në këtë këngë nuk munguan një sërë diss-esh dedikuar kolegëve e po ashtu ka përmendur edhe Taynën, si një nga të parat repere femra në Shqipëri madje duke thënë se është shumë herë më e mirë se shumë kolegë të tij.
“Edhe hip hopin e keni dh* ma e forta Doruntina”, shprehet Stresi ndër të tjera në këtë projekt.
Kjo pjesë tanimë është bërë virale duke u shpërndarë kudo në rrjetet sociale, e sigurisht një reagim e ka bërë edhe Doruntina Shala (emri i vërtetë).
Artistja nga Prizreni ka rishpërndarë një postim të një faqeje fansash teksa ka përmendur Stresin dhe e ka shoqëruar me dy ‘emoji’, duke e falenderuar kështu për fjalët dhe mbështetur për këngën e re.
Fansat mes tjerash kanë vënë re se në një pjesë të tekstit ai i kërkon falje familjes së Noizyt, pasi u pajtua me të.
Kënga po ashtu u komentua për diss-et që ia ka bërë edhe anëtarit të labelit Babastars, Getoar Selimit. /Telegrafi/