Telegrafi

E përmalluar sepse ai është larg, Vesa Luma publikon një fotografi mallëngjyese me Big Bastën (Foto)

Këngëtarja Vesa Luma ka shijuar këto ditë qëndrimin në Prishtinë pranë familjarëve të saj, bashkë me djalin e saj të vogël, Tianin.

Ndryshe, bashkëshorti i këngëtares, reperi Big Basta ka disa muaj që është larguar jashtë vendit për disa punë të rëndësishme.

Si rrjedhojë, çifti kanë disa muaj që ende s’janë takuar me njëri-tjetrin, dhe kjo ka ndikuar që Vesa të ndjejë tepër mall për të.

Së fundmi, Luma ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, të realizuar më 22 maj, ditën që Big Basta u largua nga Shqipëria.

Fotografia shfaq tre anëtarët e familjes së bashku: Vesën, Big Bastën dhe Lianin e vogël gjatë përshëndetjes në aeroportin e Tiranës.

Me shpresën se do të takohen sa më shpejt, Vesa vendosi që ta ndajë edhe me fansat e saj këtë fotografi mallëngjyese. /Telegrafi/