Site icon Telegrafi

E përmalluar, Fjolla Morina zbulon pak nga dashuria që nuk i jeton më? (Foto/Video)

Këngëtarja Fjolla Morina është privuar nga sfida të ndryshme në jetën e saj.

Ajo e di shumë mirë se çfarë do të thotë të rrisësh e vetme dy vajza, teksa duhet të jesh edhe një person i përkushtuar në karrierë.

Aktualisht, ajo është duke u marrë me konkurrimin e saj në “Kënga Magjike 2017”, ku po garon me këngën “Shake”.

Përveç këngës së sa, Fjolla ka shprehur shumë mbështetje edhe për koleget e saj, në veçanti Fifin, kënga e së cilës bëri shumë bujë.

Kënga “Zhurmë” e këngëtares Fifi duket të ketë goditur thellë në edhe në zemrën e këngëtares, nga postimet e së cilës në InstaStory, vërejmë se Fjolla e ndjen pak më shumë këtë këngë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo ka shfaqur një pjesë të këngës në InstaStory, aty ku Fifi citon në këngë ”Çfarë nëse një ditë vdes unë, dhe më nuk frymoj”, teksa Fjolla shkruan në InstaStory “E…”, duke lënë enigmë atë çfarë ka dashur ta shkruajë të plotë.

Shkronja “E” përkon te fansat te ndonjë inicial i një personi shumë të dashur të këngëtares , i cili mbase nuk jeton më – kështu të paktën ka lënë ajo të kuptohet përmes këtij postimi.

Kujtojmë që në një nga emisionet televizive gjatë verës, Morina ishte shprehur: “E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, Zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty”.

Mirëpo, kuptimin e vërtetë të asaj se çfarë ka dashur të thotë, nuk ke kishte treguar asnjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version