Telegrafi

E përcolli me veturë dhe pastaj e kërcënoi, arrestohet i dyshuari

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 në fshatin Sllatinë e Madhe në komunën e Fushë Kosovës, është raportuar një rast ngacmimi.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka njoftuar se derisa ishte me të fejuarin e saj mashkull K/Shqiptar, një person, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pa shkas e ka përcjellë me automjet e në fund edhe e ka kërcënuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/