Site icon Telegrafi

E përcaktuar në ADN-në tuaj: A mund ta ndryshoni veten dhe të jeni një person mëngjesi

Thellë në labirintin e ADN-së suaj, një koleksion i vogël gjenesh ushtron një ndikim të fuqishëm nëse jeni person mëngjesi apo mbrëmjeje

Gjithashtu, për qasjen ndaj mëngjesit ose mbrëmjes ndikojnë një numër faktorësh – hormonet, rrezet e diellit, mosha, madje edhe vendi ku jetoni.

Nëse jeni natyrshëm të prirur të jeni më aktiv dhe produktiv natën, a mund t’i tejkaloni këto ndikime biologjike dhe mjedisore? A mund ta ndryshoni veten qëllimisht dhe të jeni një person mëngjesi? Nuk do të jetë e lehtë – dhe mund të mos jetë e përhershme – por përgjigja duket se është po, shkruan Healthine.

Çfarë është saktësisht një kronotip?

Prirja natyrore për të qenë më shumë një person mëngjesi ose person nate ndonjëherë quhet kronotipi juaj. Njerëzit u referohen kronotipave në terma speciesh – zogj mëngjesi, buf nate – por nuk ka ndonjë lidhje të vërtetë shkencore midis këtyre termave.

Çfarë mund të bëni për të ndryshuar kronotipin?

Nëse kërkesat e punës, orari i shkollës, nevojat e familjes ose qëllimet personale ju kërkojnë të jeni më aktiv dhe produktiv gjatë orëve të mëngjesit, mund të jeni në gjendje të ndryshoni ciklet e gjumit dhe zgjimit.

Në vijim gjeni disa këshilla të rekomanduara nga mjeku për të harmonizuar orarin e gjumit me nevojat aktuale.

Ndryshoni gradualisht kohën e gjumit: Shkoni për të fjetur 20 minuta deri më 2 orë më herët.

Lejoni ndriçimin të përcaktojë orën trupore: Shmangni ekspozimin ndaj pajisjeve që lëshojnë drita blu (si telefonat dhe tabletët) dhe zgjidhni dritën e natës ose ndriçues në ngjyrë të kuqe që imitojnë ngjyrat e perëndimit të diellit, citon Anabel.

Zhvilloni një rutinë qetësuese gjatë natës: Nëse po përpiqeni të anashkaloni një zakon të përjetshëm të aktivitetit gjatë natës, mund të ndihmojë të krijoni rutina që dërgojnë një sinjal para gjumit në tru, si meditimi, frymëmarrja e thellë, aromaterapia, leximi i librave dhe rituale të tjera qetësuese.

Mos lejoni që zakonet e të ngrënit të ngadalësojnë progresin: Nëse qëllimi është të bini në gjumë më herët dhe të zgjoheni më herët, duhet të përshtatni zakonet e ngrënies në mënyrë që ato të promovojnë gjumë më të mirë. Studiuesit e gjumit rekomandojnë që të kufizoni kafeinën dhe alkoolin afër gjumit dhe të hani vaktin më të madh herët gjatë ditës.

Jepi kohë: Të bëhesh një person mëngjesi fjalë për fjalë nuk do të ndodhë brenda natës. /Telegrafi/

Exit mobile version