Telegrafi

E pazakontë: Në një fshat të Shqipërisë voton vetëm një person

Në fshatin Ngraçie në Mallkastër deri më tani është regjistruar vetëm një votë.

Raportimet nga vend ngjarja tregojnë se pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, ndërsa komisionerët e pranishëm aty thanë për Top Channel se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Kjo lidhet edhe me faktin se fshati Ngraçie është edhe vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj i cili ishte një nga të proceduarit për pengim të procesit zgjedhor.

Gjithashtu kujtojmë se në lidhje me pengimin e zhvillimit të procesit janë arrestuar 2 punonjës si dhe nënkryetari i bashkisë Ballsh është shpallur në kërkim.