Kur ndalet energjia elektrike, sigurisht që semaforët ndalen së funksionuari – në këtë rast duhet që policët e trafikut t’i orientojnë veturat.
Por sot ka ndodhur diçka krejt e pazakontë në udhëkryqin tek Mensa e studentëve në Prishtinë.
Mosfunksionimi i semaforëve ka bërë që të krijohet bllokim i rrugës, teksa janë dëgjuar vazhdimisht edhe sirenat e veturave.
E në mungësë të Policisë së Trafikut, rregullimin e komunikacionit e kanë bërë disa të rinj të komunitetit rom të cilët me aftësitë minimale, kanë provuar ta zhbllkojnë kaosin në trafik.
Më pas, kanë arritur njësitet e trafikut të cilët e kanë rregulluar komunikacionin.
Video: Telegrafi