Site icon Telegrafi

“E patë se çfarë ndodhi me qytetin e Gazës”, zyrtari izraelit u kërkon palestinezëve të largohen nga Khan Younis

Një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit u ka kërkuar civilëve në Khan Younis të Gazës jugore që t’i dëgjojnë thirrjet për evakuim.

“E patë se çfarë ndodhi me qytetin e Gazës”, tha Mark Regev për skynews dhe shtoi se “Khan Younis është gjithashtu një qendër e aktiviteteve të Hamasit”.

Forcat izraelite kanë hedhur fletëpalosje në Khan Younis duke u thënë njerëzve të largohen. Fletëpalosje të ngjashme u hodhën në veri që sinjalizonin fillimin e pushtimit tokësor.

“Ne po u themi civilëve: Ju lutemi largohuni nga rruga e keqe”, tha Regev.

I sfiduar nga Sky News se ku duhet të shkojnë njerëzit e Khan Younis, Regev tha se ka zona në perëndim të Rripit të Gazës ku forcat izraelite nuk presin luftime të ashpra.

Lexo po ashtu Izraeli ka treguar se çfarë pajisjesh kishte përdorur “për të hedhur në erë” tunelin e Hamasit nën spitalin e Gazës

“Ideja është që të krijohet një zonë e sigurt humanitare, më afër bregdetit. Nëse më pyesni a është një zgjidhje perfekte? Nuk është një zgjidhje e përsosur sepse ne jemi në një luftë të tmerrshme që nuk e dëshironte Izraeli”, pohoi zyrtari izraelit.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë kundër militantëve të Hamasit më 7 tetor pas sulmit terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version