Site icon Telegrafi

E pasionuar pas kafshëve shtëpiake, Zanfina Ismaili me fjalë prekëse për qenin që e humbi

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ka treguar shpesh në intervista se është shumë e lidhur me kafshët.

Ajo madje për një kohë të gjatë ka mbajtur plot katër kafshë shtëpiake në apartamentin e saj: dy qenë dhe dy mace.

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

E njëri nga qentë e saj më të dashur, të cilin ajo e quante Piko, ka ngordhur mbrëmë në shtëpinë e këngëtares.

Ismaili përmes disa fotografive të publikuar në rrjetin social Instagram, ka treguar për ngjarjen e mbrëmshme, ndërsa ka shkruar se Pikon e konsideronte mik.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili: Unë u riktheva, jam këtu vetëm për ata që më duan dhe i dua

“Mbrëmë Piko jem i mirë na la. Ti ke qenë më shumë se qeni im, ti ke qenë shoku im 24/7, dashuria ime, bebja ime. Gjithmonë kam me të kujtu. Te do nanushi shumë”, janë fjalët e këngëtares në Instagram.

Përndryshe, Zanfina që e vogël ka pasur një lidhje të veçantë me kafshët, madje edhe në kohën e luftës, teksa po largoheshin me familjen e saj drejt kufirit, këngëtarja kishte me vete qenin e saj të parë, Aksin.

Ka tash e sa kohë që Zanfina nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, e ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse mendon të rikthehet me ndonjë këngë të re këtë vit. /Telegrafi/

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram
Exit mobile version