Telegrafi

E pasionuar pas boksit, Aurela Gaçe tregon se si duhet grushtuar boksierin në cep të ringut (Video)

Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për vokalin e saj të fuqishëm dhe ‘shpërthimin’ në skenë.

Mesa duket këtë ‘shpërthim’ ajo nuk po arrin ta kontrollojë edhe në përditshmërinë e saj.

Lexo po ashtu Nexhmije Pagarusha me mesazh përshëndetjeje për Aurela Gaçen (Video)

Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, këngëtarja shfaq veten e saj gjatë ushtrimeve në palestër, ku mesa duket nuk e kursen për asnjë moment thesin në palestër.

Duke gjuajtur me goditje të forta pa pushim, Aurela me shaka në mbishkrimin e fotografisë tregon se kështu duhet vepruar kur e zë boksierin në cep të ringut.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“E keni parasysh ne ndeshje boksi kur e zë kundërshtarin tek cepi ? Mos e lër me të marre fryme , bjeri “, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa shfaq anën e saj eksplozive. /Telegrafi/