Këtë radhë në emisionin “Metamorfoza” pati një tjetër transformim interesant.
E ftuar këtë javë ishte Xhevria nga Prishtina, e cila në emision ksihte ardhur e propozuar nga aktorja Teuta Krasniqi.
Kjo ngase tek kjo e fundit, Xhevria ushtron profesioni ne dados, duke u kujdesur për vajzat e aktores.
Moderatorja e emisionit, së bashku me stafin janë kujdesur që Xhevries t’i mundësojnë kushtet e duhura për të bërë ndryshimet që ajo gjithmonë kishte ëndërruar.
Fillimisht, ato u drejtuan drejt klinikës së dhëmbëve, ku protagonistja bëri rregullimin e dhëmbëve të saj, ndërsa mori edhe këshilla shtesë për mirëmbajtjen e tyre.
Rregullimet në lëkurë ishin faza e dytë e emisionit, ku nga takimi me dermatologun dhe trajtimet e praktikuara në fytyrën e saj, Xhevria do të pësonte ndryshimin e radhës.
Gjithçka vazhdon me vizitën në butik, ku moderatorja e programit, Suzana Mushkolaj, e cila është shumë e njohur me trendet e modës, e pajisi me këshillat e duhura mysafiren e emisionit.
Në ndryshimin final, Xhevria shfaqet e buzëqeshur para pasqyrës teksa shijon “Metamorfozën” e saj.
Ajo thotë se një ndryshim të tillë, as nuk e kishte imagjinuar se do ta arrinte ndonjëherë, ndaj për këtë ndjehet falënderuse ndaj Suzanës, emisionit, Adonisit dhe Teutës.
Kjo e fundit, në fillim të emisioni rrëfeu se në momentin kur kishte përzgjedhur kujdestaren për fëmijët e saj, kishte ftuar plot 10 të tilla në intervistë, ndërsa në momentin kur Xhevria ishte afruar, e kishte paragjykuar pak për pamjen.
Por, kur vajza e vogël Kaia i ishte afruar asaj, aktorja Krasniqi ka parë se Xhevria kishte aftësi të mira komunikimi, me çka do të linte pas përshtypjet e saj për pamjen e jashtme, dhe do ta përzgjidhte atë si dadon e fëmijëve të saj.
Nga kjo, Teuta tha se kishte mësuar se nuk duhet paragjykuar kurrë nga pamja e jashtme. /Telegrafi/