E përditshmja spanjolle “Marca” zbuloi së fundmi një fotografi të papublikuar të çiftit Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo.
Fotografia i shfaq ata të dy kur ishin fëmijë duke shijuar verën në plazh në Punta Mogotes në Argjentinë, në janar të vitit 1998.
Messi, i cili ishte 10 vjeç në atë kohë, kishte udhëtuar për në Balcarce, rreth 74 kilometra larg nga Mar del Plata, për të luajtur në një turne.
Atje ai qëndroi me Matías Pecce, një nga shokët e tij më të mirë, që gjithashtu e kishte pasion futbollin.
Ata ishin të shoqëruar edhe nga familja Roccuzzo, të cilët kishin udhëtuar për në Balcarce për të parë ndeshjen e ekipit.
Ndërsa Jorge Messi dhe Celia Cuccittini, përkatësisht babai dhe nëna e Lionel Messi, kishin mbetur në Rosario. /Telegrafi/