Telegrafi

E papritura ndodh mes Tunës dhe Dafina Zeqirit! Fillojnë të rregullojnë raportet mes vete (Foto/Video)

Në vitin 2010, Tuna bashkë me Dafina Zeqirin dhe 2po2 sollën një super hit, këngën “Vibe”, e cila edhe sot e kësaj dite vazhdon të pëlqehet.

Që nga kjo këngë, u kuptua se këngëtaret e lartpërmendura ruajnë një miqësi shumë të mira me njëra tjetrën dhe ashtu ishte.

Por në fakt, do të ishte viti 2013 ai i cili do të ndikonte që marrëdhëniet mes tyre të prishen, madje në një video inçizim të publikuar nga Besfort Hasanaj, shfaqeshin bisedat telefonike të përgjuara të Dafinës, ku tregonte se si Tuna kishte ndenjur me orë të stërgjatura në studio për inçizmin e këngës, ndërsa Dafina pjesën e saj në “Vibe” e kishte përfunduar në vetëm pak orë.

Sido që të jetë, marrëdhëniet e tyre të ftohura duket se vazhduan me vite, deri sa në momentin kur e papritura ndodhi mes këngëtareve!

Duket se së fundmi, ato kanë vendosur të lënë prapa të shkuarën dhe të fillojnë të rregullojnë raportet, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Justin Bieber fillon të ndjek Endrin në rrjetin social Twitter (Foto)

Krejt ky konkluzion vjen nga Instagrami i këngëtares Dafina Zeqiri, pasi kjo e fundit ka filluar tashmë të ndjek Tunën në këtë rrjet social.

Nuk bëhet e ditur nëse këngëtarja Sejdi ia ka kthyer “follow back”, por sido që të jetë, ky duket të jetë një hap i madh për të dyja këngëtaret. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri fillon të ndjek Tunën në Instagram