Edicioni i nëntë i spektaklit “Big Brother Albania” ka filluar me plot surpriza.
Mes 20 konkurrentëve që janë futur në shtëpi, vëllai i madh ka menduar që të këtë vit të fusë edhe dy “konkurrentë specialë”.
Vetëm pak çaste më parë, në shtëpi janë futur dy derrkucë, të cilët janë çift dhe për ta do të kujdesen banorët e shtëpisë.
Vëllai i madh është shumë misterioz po aq sa edhe befasues, dhe mesa duket ka vendosur që këtë radhë të involvojë edhe kafshë brenda në shtëpi. /Telegrafi/