Site icon Telegrafi

E pamundur që nuk kishte gola: Juventusi dhe Interi zhvilluan një pjesë të parë për panoramë  

Juventusi dhe Interi po ndeshen në përballjen e njohur si “Derby d’Italia”, ku pas 45 minutash edhe përkundër shumë rasteve, rezultati mbeti 0-0. 

Pas disa gjysmërasteve nga të dyja anët, rasti shumë i mirë u paraqit për Mehdi Taremin (19’) i cili me një gjuajtje akrobatike gjuajti brejt portës, por Michele Di Gregorio bëri prite të madhe. 

Në minutën e 22-të, Juventusi tentoi me Nico Gonzales dhe  Francisco Conceicaon, por që në të dy rastet Yann Sommer ishte në vend. 

Pas një minute, Kolo Muani, gjuan bukur, por sërish portieri ishte në vend. 

Në minutën e 43-të, Denzel Dumfries goditi shtyllën, duke e afruar Interin me avantazhin. 

 

Pas 45 minutash, për çudit rezultati ishte 0-0, më të dy skuadrat që shkojnë në pushim për tu kthyer në pjesën e dytë dhe për të vazhduar betejën. /Telegrafi/  

Exit mobile version