Ditën e djeshme (e premte) të preferuar nga publiku në Big Brother VIP Kosova 2 u shpallën: Edona James, Blero dhe Gani Gërmia.
E duket se këto rezultate nuk u pritën mirë nga konkurrentët e tjerë të këtij formati.
Pas Meti Alshiqit, një reagim për transgjinoren nga Suhareka e ka bërë edhe Ylli Dervishi – Buci.
I njëjti përdori shprehje të rënda ndaj saj, duke e ofenduar me fjalë si ‘e keqe’ e ‘e palarë’.
“Publiku Kosovës ka vendosur të preferuar Edona James. E keqe sa dush, e palarë sa dush, nuk di të flas, atë këmbë si banaku 48 numër, se di njeri apo shikon mashkull a çka“, tha ai në një bisedë me Metin teksa ishin në dhomë të gjumit.
Alshiqi nga ana tjetër i tha se do ta shikojë në ditët në vijim se si do të jetë, duke e kërcënuar për sjelljet që po bën.
Nga ana tjetër, më pak të preferuar ishin: Brikenda Karricaj e Blerando. /Telegrafi/