Aktorja dhe modelja nga Peja, Arta Nitaj, e ka dëshmuar se është një fanse e zjarrtë e palestrës.
Ajo ditën e djeshme (e shtunë) reagoi e revoltuar për vendimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja antiCOVID.
Kjo pasi u ndaluan fitneset dhe institucionet e tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative.
Bukuroshja e njohur kësaj radhe ka publikuar një video nga TikTok-u ku shfaq linjat trupore nga fotografitë e realizuara në palestër.
“Mirë mëngjes”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Duhet theksuar që ndër masat e tjera është edhe mbyllja e gastronomisë nga ora 21:00 dhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Nitaj përndryshe prej më shumë se dy javësh qëndroi në Dubai së bashku me modelet tjera: Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj. /Telegrafi/