Barcelona ka fituar mbrëmë trofeun e vetëm të stinorit që lamë pas në Spanjë.
Katalonasit kanë triumfuar në finalen e Copa del Rey kundër Alavesit me rezultat 3-1.
Përveç që kanë festuar lojtarët dhe stafi teknik i ekipit, padyshim që kësaj ju kanë bashkangjitur edhe tifozët e klubit, transmeton Telegrafi.
Një grup i vogël i mbështetësve të Barcelonës festoi fitoren në Copa del Rey në Cibeles.
Por, ajo që ka bërë përshtypje ishin dy tifozët me fanellat e Real Madridit duke kërcyer pranë tyre.
Mbetet të shihet se si do të reagojë klubi madrilen, pasi që El Classion e fundit kishin festuar disa tifozë të Realit me rastin e golit të tretë të Lionel Messit në fitoren 3-2, por të cilëve më pas u ndëshkuan prej zyrtarëve të klubit. /Telegrafi/