Telegrafi

E pabesueshme! Stephen Curry nuk realizoi asnjë trepikësh gjatë 11 përpjekjeve (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nën kampioni i NBA-së, Golden State Warriors triumfoi kundër Philadelphia 76ers me rezultat 119-108.

Por, ajo që bëri bujë të madhe ishte mungesa e ndonjë trepikëshi nga ana e Stephen Curryt, i cili i ka specialitet dhe herë pas here ka shënuar edhe nga mesfusha.

Lexo po ashtu Shikoni highlight's e gjashtë ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Madje, ky i fundit pati 11 përpjekje për tre pikë, por asnjëherë nuk u tregua i saktë, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, Curry arriti të realizoi 19 pikë ndërsa Kevin Durant ishte më i miri në parket në saje të 27 pikëve.

Ndryshe, kjo ishte fitorja e 50 sezonale e Goldenit krahas nëntë humbjeve. /Telegrafi/