Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Nën kampioni i NBA-së, Golden State Warriors triumfoi kundër Philadelphia 76ers me rezultat 119-108.
Por, ajo që bëri bujë të madhe ishte mungesa e ndonjë trepikëshi nga ana e Stephen Curryt, i cili i ka specialitet dhe herë pas here ka shënuar edhe nga mesfusha.
Madje, ky i fundit pati 11 përpjekje për tre pikë, por asnjëherë nuk u tregua i saktë, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht kësaj, Curry arriti të realizoi 19 pikë ndërsa Kevin Durant ishte më i miri në parket në saje të 27 pikëve.
Ndryshe, kjo ishte fitorja e 50 sezonale e Goldenit krahas nëntë humbjeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NEpAVl1Nf9c
https://www.youtube.com/watch?v=EzT13Twf74U