Legjenda e Romës, Francesco Totti, nuk ka luajtur gjithmonë vetëm për fanellën e klubit nga kryeqyteti romak.
Kështu së paku na tregojnë imazhet nga 21 vjet më parë.
Më 12 shkurt të vitit 1995, Interi dhe Roma vendosën që të zbresin në fushë me fanella të njëra-tjetrës në shenjë homazhi ndaj Vincenzo Spagnolo, tifozit gjenovian i cili u vra nga disa ultras të Milanit para stadiumit të Genoas atë kohë, shkruan Telegrafi.
Kjo bëri që Totti të veshë fanellën e Interit dhe që të reprezentojë klubin milanez, të vetmin italian që nuk e ka provuar rënien nga elita në Serie B.
Mbetet të shihet a do të startojë Totti sonte në duelin ndaj Interit, që është derbi i madh evropian i kësaj jave. Sfida zhvillohet në Olimpico nga ora 20:45. /Telegrafi/