Mediat angleze sugjerojnë se Real Madridi ka vënë bazat e një transferimi të Dele Allit nga Tottenhami.
The Sun raporton se transferimi i Allit te gjiganti spanjoll ka qenë temë e mediumit Marca, si test për të parë dëshirën e tifozëve.
Sipas mediave angleze, Marca po ndihmon klubin të krijojë momentumin për të hyrë në negociata dhe për të ulur çmimin në mënyrë që ta marrë lojtarin.
Real Madridi vet po i incion këto storie në Marca, duke nxitur spekulime dhe më pas edhe negociata.
Po ashtu, mediumi po përdoret për të destabilizuar qëndrimin e lojtarit, shkruajnë mediat angleze. /Telegrafi/