E pabesueshme: Përpiu 40 thika sepse pëlqente shijen e tyre! (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Jarnail Singh nga Guardaspur i Indisë, i është nënshtruar një operimi emergjent, për t’ia hequr 40 thika që i kishte në bark.
Brenda një periudhe kohore prej dy muajsh, 42-vjeçar i kishte përpirë këto mjete të mprehta, vetëm sepse i pëlqente shija që lëshonin, transmeton Telegrafi.
Pasi i është bërë fotografimi me rreze X, mjekët kanë gjetur se ai ka një masë të fortë në stomak që ka marrë formën e tumorit.
Një grup prej 20 mjekësh, e kanë kryer me sukses operimin për pesë orë, për t’ia nxjerrë këto objekte që i shkaktonin dhimbje të mëdha.
Nuk dihet se si ia ka dalë ai t’i përpijë thikat, e të mos pësojë ndonjë prerje në fyt apo në pjesët tjera të trupit. /Telegrafi/