Jose Mourinho sigurisht se nuk ka arritur ta edukojë si duhet djalin e tij.
Jose Mourinho Jr është shfaqur para El Clasicos publikisht në përkrahje të Barcelonës, ekipit që babai i tij e urren më së shumti.
Ai madje nuk ka hezituar që të publikojë një foto me fanellë të Barcelonës në përkrahje të ekipit të tij të zemrës para El Clasicos.
Se ai është tifoz i madh i Barcelonës e tregoi edhe një foto tjetër ku në Londër ai arriti të fotografohej me Messin, të cilin e konsideroi idhull të tij, shkruan Telegrafi.
Dihet problemi që ka pasur Mourinho me Barcelonën sa ka qenë së pari te Interi dhe më pas me Realin, ku në shumë deklarata ai ka folur fjalët më të zeza për klubin katalanas.
Konflikti i Barcelonës me Mourinhon është i njohur që prej largimit të tij nga klubi katalanas, ku shërbeu në fillim të karrierës si përkthyes i Louis Van Gaal. /Telegrafi/