Një biznesmen i dehur i cili për pak sa nuk e vrau një baba me fëmijën e tij tre muajsh në një aksident me veturë, ka arritur t’i shpëtojë burgut.
Njeriu që besohet të jetë Miroslav Stanojevic, kishte goditur me veturë karrocën e fëmijës, duke shkaktuar një aksident të tmerrshëm në Zagreb të Kroacisë.
Ai kishte humbur kontrollin mbi veturën e tij të tipit Audi, duke u përplas me një mur para se të përplaste edhe babanë që po shtynte karrocën.
Por në momentet e fundit, babai arrin të ngrihet në këmbë dhe të shtyjë karrocën anash, duke shmangur goditjen e drejtpërdrejt me veturë.
Fatmirësisht askush nuk është lënduar rëndë, pasi që fëmija ka shpëtuar me disa gërvishtje të lehta. /Telegrafi/