Site icon Telegrafi

“E paaftë, lë njerëz me pasoja në sy”, Egli dhe Livia tejet të revoltuara me veprimin e Gertës

Një incident i papritur ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Gerta, pa dashje, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve.

Ngjarja u diskutua më vonë në oborr nga Egli dhe Livia, të cilët u shprehën të revoltuar për atë që ndodhi.

Egli tha me tone të ashpra: “Të jetë kaq e ligë një grua? Ajo mundohet të imitojë të tjerët, por është e paaftë dhe po lë njerëz me pasoja. Uroj që këtë herë të merren masa”.

Foto: Screenshot/YouTube

Edhe Livia shtoi: “Uroj që të merren masa, sepse kjo ishte e rëndë”.

Egli vijoi më tej duke theksuar se nëse nuk do të ketë masa, atëherë duhet të ndërhyjë ligji: “Nuk kemi ardhur këtu të qorrohemi, as të mbesim sakat, as të shahemi nga nëna e motra”.

Nga ana tjetër, Livia vuri në dukje natyrën lozonjare të Gjestit, i cili përpiqet të kalojë situatën si të ishte një gjë e vogël, por sipas saj, incidenti ishte i rëndë dhe nuk duhet neglizhuar.

Tani, të gjithë presin vendimin e “Vëllait të Madh” për pasojat që mund të ketë ky veprim në lojë. /Telegrafi/

Exit mobile version